“Kam dëgjuar nga Escobar se administrata amerikane nuk është e interesuar për kushtet e Kurtit për Asociacionin”

“Kam dëgjuar nga Escobar se administrata amerikane nuk është e interesuar për kushtet e Kurtit për Asociacionin”

Kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se gjatë vizitës së tij në Uashington ka marrë garanci nga zyrtarët amerikanë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të formohet, si dhe se ka dëgjuar nga i dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se administrata amerikane nuk ishte e interesuar për kushtet e vendosura për themelimin e Asociacionit nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Kosovo-Online.

Në një intervistë për Kosovo- Online, Jevtiq ka thënë se i ka njoftuar bashkëbiseduesit e tij në Uashington për pozitën e popullit serb në Kosovë.
Jevtiq shtoi se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është parakusht për kthimin e serbëve në institucione.

Duke folur për vizitën e të së fundi në Uashington, Jevtiq tha se e ka “shfrytëzuar rastin për të folur jo vetëm për gjendjen e vështirë të serbëve në Kosovë”.

“Duhet të theksoj se kam hasur në vëmendje dhe mirëkuptim. Konkretisht, në takimin me Escobar-in, biseduam për formimin e Asociacionit, i cili për ne serbët nuk është çështje politike, por e jetës dhe pse sot nuk jemi në gjendje t’i zgjidhim problemet sepse nuk i kemi mekanizmat që do na mundësojnë ta bëjmë këtë. Escobar reagoi pozitivisht ndaj asaj që kisha për të thënë, nga ana tjetër isha në gjendje të dëgjoja qëndrimin e qartë se Asociacioni do të formohet”, tha Jevtiq.

Related Articles