Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me numrin e pjesëmarrësve në protestën e mbajtur të mërkurën në Prishtinë, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas policisë, në protestën e së mërkurës kanë marrë pjesë rreth 200 protestues.
“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë 26.01.2022 – 12:00. Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Tutje policia ka bërë me dije se protesta ka përfunduar pa asnjë incident.
“Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar dhe çdo gjë ka kaluar pa ndonjë incident. Njësitë policore gjatë gjithë kohës kanë monitoruar mbarëvajtjen e protestës”, ka deklaruar policia. / Gazeta Enigma.