Protesta në SHBA për të drejtat e abortit

Protesta në SHBA për të drejtat e abortit

Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbajtur tubime në 50 shtetet e Amerikës në mbështetje të të drejtave të abortit.

Ata janë në kundërshtim me një ligj të ri të Teksasit që kufizon ashpër abortet. Shumë njerëz atje kanë frikë se të drejtat kushtetuese mund të anulohen.

Në muajt e ardhshëm, Gjykata Supreme do të merret me këtë ligj të ri të Teksasit i cili kundërshton abortet, qytetarët janë të frikësuar se mund të përmbyset një vendim i vitit 1973 i cili e legalizon abortin.

Në Washington DC, protestuesit marshuan para ndërtesës së Gjykatës Supreme, dhe mbanin pankarta në duar me thënie “Bëjeni abortimin legal”, protestat u organizuan nga lëvizja “Marshimi i Grave”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Related Articles