Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova foli për protestën që do të mbahet sot në Tiranë, dukë thënë se është thirrje për drejtësi.
Ai u shpreh se nuk dëshiron të besoj që do të ketë thirrje për të mos mbështetur UÇK-në.
“Është thirrje e fundit për drejtësinë të cilën e presin të gjithë qytetarët anë e kënd trojeve shqiptarëve. Pavarësisht reshjeve të mëdha të shiut që janë sot në Shqipëri, në Tiranë, kjo nuk i ka ndalur me mijëra qytetarë që t’i bashkohen protestës së sotme në rrugët e Tiranës, për t’i dhënë edhe njëherë mbështetje drejtësisë së munguar për liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
“Natyrisht që Ushtria Çlirimtare e Kosovës është njëra prej të arriturave më të madhe të historisë sonë kombëtare dhe unë mbi të gjitha sot dhe gjithmonë pres që të kemi unifikim rreth vlerës sonë sublime dhe nuk dua të besoj që do të ketë thirrje për të mos mbështetur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe natyrisht liderët që po mbahen në Hagë”.
“Unë dua të besojë që protesta e sotme do të jetë zë i fuqishëm i unifikimit mbarëkombëtarë, jo për emra të përveçën, por për historinë tonë të lavdishme”, u shpreh ajo.