Autoritetet turke kanë ndaluar nëntë gazetarë që i mbuluan protestat gjatë natës në disa qytete kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, tha të hënën Sindikata e Gazetarëve të Turqisë.
Siç shkruan “Reuters” të dielën me udhër gjykate u burgos Imamoglun, rivali kryesor politik i presidentit Rexhep Erdogan, në pritje të gjykimit për akuzat për korrupsion. Vendimi i nxiti protestat më të mëdha në vend në më shumë se një dekadë.
Pavarësisht nga ndalimi i tubimeve në shumë qytete, protesta antiqeveritare kryesisht paqësore u mbajtën për natën e pestë rresht të dielën.
Qeveria turke mohon se hetimet janë të motivuara politikisht dhe thotë se gjykatat janë të pavarura.
Imamoglu i ka mohuar akuzat me të cilat ngarkohet, duke i quajtur “akuza dhe shpifje të paimagjinueshme” dhe ka bërë thirrje për protesta gjithëkombëtare.
Në një adresim në protestën që u mbajt në distriktin Sarachane të Stambollit para ndërtesës së komunë, kryetari i Partisë Popullore Republikane në opozitë, Ozgur Ozel, tha të dielën se ata do t’i vazhdonin protestat derisa Imamoglu të lirohej.
Sindikata e Gazetarëve tha se në mesin e gazetarëve të ndaluar është një fotograf i agjencisë franceze të lajmeve, “Agence France Presse” (AFP).