Protestat në Serbi shtojnë presionin kundër Vuçiq

Protestat në Serbi shtojnë presionin kundër Vuçiq

Njoftohet se dhjetëra mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytetin serb për javën e katërt, duke bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas dy sulmeve në masë në Beograd.

Protestuesit kanë brohoritur parulla kundër presidentit Aleksandar Vuçiq, teksa marshuan nëpër kryeqytet për t’u mbledhur para selisë së tij.

Ishte hera e pestë në një muaj që demonstruesit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Serbisë.

“Jam këtu sepse besoj se nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe mendoj se duhet të ndodhë një ndryshim për të jetuar në një vend më të mirë. Për një të nesërme më të mirë”, ka thënë protestuesi Luka Peshiq.

Të shtënat vdekjeprurëse kanë tronditur vendin, por presidenti ka hedhur poshtë çdo përgjegjësi për krizën dhe ka injoruar kërkesat e protestuesve për të dhënë dorëheqjen.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Ata gjithashtu kanë bërë thirrje për heqjen e licencave të transmetimit për rrjetet televizive të cilat, siç thonë ata, promovojnë dhunën dhe glorifikojnë figurat e krimit, shkruan ‘Koha’.

“Për shkak të dhunës dhe gjithçkaje që na ndodhi, tragjedisë që ndodhi, duam të gjejmë së bashku një mundësi për një lloj katarsisi, mundësinë për diçka të re, të ndryshme dhe më të mirë”, ka thënë Tamara Kërshqit, protestuese.

Opozita e ka akuzuar Vuçiqin për nxitje të pakënaqësisë dhe gjuhës së urrejtjes gjatë sundimit të tij gjithnjë e më autokratik, ndërkohë që ka marrë në mënyrë të paligjshme të gjitha institucionet.

Një javë më parë, Vuçiqi thirri tubimin e vet në të cilin akuzoi opozitën se dëshiron ta shfrytëzojë dhimbjen e familjeve të viktimave për t’u ngjitur në pushtet me forcë.

Related Articles