Fuqizohet ujdia me MCC-në, Kosova ia kalon botës për kapacitete të baterive për kokë banori

Fuqizohet ujdia me MCC-në, Kosova ia kalon botës për kapacitete të baterive për kokë banori

Nga sot hyn në fuqi programi Kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) i cili do të vendosë Kosovën në rend të parë të zhvillimeve botërore të energjisë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila theksoi se me këtë ujdi të arritur Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë.

“Me rezerva prej se paku 340 MWh, Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë!”, shkroi Rizvanolli.

“Sapo nënshkruam marrëshjen e hyrjes në fuqi të programit me Cameron Alford, Zëvendëspresident në Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC)”.

“Programin e kemi dizajnuar dhe përgatitjet intensive i kemi përfunduar me sukses së bashku ekipet e Kosovës e të MCC-së, në një partneriteti të shkëlqyeshëm”.

Ajo potencoi se ky partneritet do të vazhdojë me po të njëjtin përkushtim në mënyrë që të ndërtojmë infrastrukturën kyçe për një sektor modern e të pastër të energjisë, e njëkohësisht të sigurohemi që – të parët në rajon – të rinjt e të rejat tona i aftësojmë e i përfshijmë në këtë sektor dinamik që do të krijojë vende të punës.

Related Articles