Protestë sot në Prishtinë – Kërkohet lirimi i ish-policit Arbnor Spahiu nga Serbia

Protestë sot në Prishtinë – Kërkohet lirimi i ish-policit Arbnor Spahiu nga Serbia

Nga ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet një protestë paqësore në mbështetje të ish-policit Arbnor Spahiu, raporton Gazeta Enigma.

Kërkesa e vetme e kësaj proteste, është lirimi i tij nga paraburgimi në Serbi, ku po mbahet tash e katër muaj.

Në njoftimin e familjes Spahiu, thuhet se kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër padrejtësisë.

Related Articles