Protestojnë familjarët e të pagjeturve, thonë se shtetin “s’bëri gjë” këtë vit

Protestojnë familjarët e të pagjeturve, thonë se shtetin “s’bëri gjë” këtë vit

Shoqata ” Zëri i Prindërve” gjatë të enjtes protestoi për zbardhjen e fatit të 1617 personave të zhdukur në luftën e fundit, ku u tha se ky vit ka qenë shumë i rëndë për këto familje, për shkak se u bë pak.

Me pankarta dhe me djepa familjarët e të pagjeturve u mblodhën tek memoriali i personave të zhdukur, i vetmi vend ky që gjejnë ngushëllim.

Pos që po kërkojnë nga institucionet e vendit më shumë punë për këtë çështje, kjo shoqatë po kërkon edhe diçka tjetër për këtë kategori, ligjin për të pagjeturit.

Kreu i Komisionit të Personave të Pagjetur, Andin Hoti tregoi se ky ligj është duke u punuar nga Ministria e Drejtësisë.

Hoti bëri me dije se Serbisë më nuk i mjafton presioni por i duhet kushtëzimi, derisa kjo çështje të shkojë përpara duhet që Serbia të reflektojë dhe ta largojë kryesuesin e delegacionit të palës serbe për të pagjeturit, Veljko Dalloviqin.

Related Articles