PSD ia përgatit “letër-dorëheqjen” ministres Nagavci

PSD ia përgatit “letër-dorëheqjen” ministres Nagavci

Ish-kryetari i Kamenicës është takuar sot me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, derisa i ka dorëzuar letrën e dorëheqjës ministres.

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese gjeti se Nagavci e ka shkelur Kushtetutën kur ka ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës për reformat në arsim.

Sipas, Kastratit, Nagavci duhet që të japë menjëherë dorëheqje, për shkak që sipas tij e ka dëmtuar reformën në arsim.

“Sot, ministres Nagavci ia dorëzuam letrën e dorëheqjes së cilës i mungon veç nënshkrimi i saj. Në përvjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që ka shkelur 3 prej dokumenteve kyçe që ruajnë demokracinë në Kosovë; Kushtetutën, Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale”.

“Veprimi i saj ndërhyrës ka shtrembëruar vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe ka dëmtuar potencialin jashtëzakonisht të dobishëm të reformës në arsim. Për veprimet e saja, Ministrja Nagavci duhet të jep dorëheqje të menjëhershme”, thuhet në njoftim. 

Related Articles