Partia Socialdemokrate të martën do të dorëzojë padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi.
Padija do të bëhet pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës në orën 11:00.
Pas dorëzimit do të mbahet konferencë për media.
“Nesër, me datën 18 prill (e martë), nga ora 11:00, PSD do të dorëzoj padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Pas dorëzimit do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftimin e PSD-së.