Aktivistët e PSD-së kanë zhvilluar një aksion para Qeverisë, për shkak të krizës energjetike dhe kthimit të reduktimeve, raporton Gazeta Enigma.
Ata kanë larguar flamurin e Kosovës nga oborri i Qeverisë, duke vendosur batanije në vend të tyre.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se batanijet janë vendosur në shenjë të dorëzimit të Qeverisë Kurti, ndaj krizës energjetike.
“Sikurse flamuri i bardhë i cili është simbol i dorëzimit, qebet që kemi vendosur janë simbol i dorëzimit të Qeverisë Kurti ndaj krizës së energjisë elektrike. Kemi një kryeministër i cili na udhëzon që mënyra për t’u mbrojtur nga i ftohti është qebja. Në anën tjetër kemi ministren e ekonomisë Artane Rizvanolli e cila fajin e hedh tek njerëzit të cilët po e përdorin rrymën për komoditet”, ka deklaruar Kuçi.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ditë më parë ka deklaruar se kur është kthyer në shtëpi është ngrohur me batanije.