PSD nuk merr pjesë në zgjedhje lokale

PSD nuk merr pjesë në zgjedhje lokale

PSD ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021, pas një analize të brendshme.

PSD përmes një njoftimi ka thënë se zgjedhjet lokale nuk janë në listën e prioriteteve të saj.

“Ky vendim nuk vjen sepse kemi bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim. Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlamentare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat që i vizaton pushteti. Pozita jonë është jashtë tyre, si botëkuptim dhe si praktikë”, thuhet në njoftim.

Mirëpo PSD i ka lënë mundësinë e hapur për garim Qëndron Kastratit dhe Grupit Punues të Kamenicës.

“Njëkohësisht, sot i kemi deleguar, Grupit Punues të Kamenicës dhe Kryetarit Kastrati vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Komunën e Kamenicës. Secili vlerësim i tyre, është i pranueshëm për ne”, thuhet më tej në komunikatë.

Related Articles