Pse Albin Kurti ulet te dera e emergjencës gjatë udhëtimeve me aeroplan?

Pse Albin Kurti ulet te dera e emergjencës gjatë udhëtimeve me aeroplan?

Kryeministri Albin Kurti është shquar për udhëtimet jashtë vendit me klasë ekonomike. Por, duket se Kurti edhe në klasë ekonomike provon ta dallojë veten. Nacionale ka vërejtur që ai po ulet menjëherë pranë “derës emergjente”. Pse po ndodh kjo?

Gjatë vitit 2022, Kurti i kishte kaluar mbi 84 ditë jashtë Kosovës në vizita zyrtare. Shumë mbi 84 nëse marrim parasysh edhe udhëtimet drejt familjes së tij në Norvegji.

Një hulumtim i bërë nga instituti Front tregonte që Qeveria e Kosovës ka shpenzuar hiç më pak se 2 milionë euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit.

Në krye të listës ndodhet kryeministri Kurti, që gjatë këtyre udhëtimeve nuk e dallonte veten nga njerëzit e rëndomtë duke udhëtuar me klasë ekonomike për dallim nga para-ardhësit e tij në Qeveri.

Edhe këtë vit, kryeministri e ka nisur me udhëtime të shpeshta. Madje, në dy udhëtimet e fundit – njërin në Norvegji disa ditë më parë dhe tjetrin dje në Bruksel – ai mund të ketë vendosur që të paguante ekstra për ulëset në klasën ekonomike.

Pse ekstra kur po flasim për klasë ekonomike?

Në bazë të fotografive të postuara nga qytetarët, vërehet se Kurti gjithmonë është i ulur në rreshtin e ulëses afër daljes emergjente. Dhe një gjë të tillë nuk besohet se e ka bërë pasi është i kualifikuar për të dhënë ndihmën e parë në raste emergjente, mirëpo për të shtrirë këmbët dhe shijuar përfitimet tjera.

Janë disa arsye pse një person vendosë që të ulet në rreshtin e ulëseve emergjente, me pak ulëse, ku nuk ka fëmijë (meqë personat nën moshën 15 vjeçare nuk lejohen të ulen në këto ulëse) dhe ku turbulencat ndihen më pak.

Siç tregon Uponarriving, ulja në rreshtin e daljes emergjente edhe kushton më shtrenjtë në shumë raste, pasi që kompanitë e konsiderojnë si klasë “ekonomi plus”.

“Të ulesh këtu (në ulëset e daljes emergjente) është një përvojë paksa më e ndryshme nga ulëset standarde ekonomike. Për shembull, rreshti i ulëseve të daljes emergjente mund të ofrojë më shumë hapësirë për këmbët por po ashtu mund të vijë me kufizime që ulëset tjera nuk i kanë,” – shkruan aty.

Një tjetër përfitim është edhe se ka ulëse më pak në atë rresht, temperaturat janë më të ftohta, nuk ke afër fëmijë apo kafshë shtëpiake (meqë nuk lejohen) dhe turbulenca është më e paktë.

Related Articles