Një studim i ri ka treguar disa arsye pse njerëzit kanë më shumë dëshirë për seks gjatë periudhave kur ka festa.
Studiuesit në ShBA dhe Portugali zbuluan se interesi për seksin nuk ka të bëjë aq shumë me stinën, aq sa ka të bëjë me kulturën dhe disponimin. Në fakt, interesi për seksin u rrit në disa vende si Australia dhe Argjentina gjatë kohës së Krishtlindjes, edhe pse sezoni i tyre i pushimeve ndodh gjatë sezonit të ngrohtë të verës.
Në mënyrë të ngjashme, në vendet myslimane, sasia e kërkimeve në internet për “seks” u rrit rreth festës së Fitër Bajramit, e cila vjen në fund të Ramazanit. Por kjo festë nuk ndodh gjithmonë gjatë stinëve të ftohta. Në fakt, kjo varet nga kalendari hënor dhe mund të ndodhë gjatë verës, raporton Lemonade.co, transmeton Klankosova.tv.
Shkurtimisht, studimet zbuluan se festimet kryesore kulturore dhe fetare kontribuojnë në një interes më të madh jo vetëm për seksin, por edhe për konceptimin.
Ndërsa shkencëtarët nuk janë ende të sigurt pse njerëzit mendojnë të krijojnë një familje gjatë këtyre periudhave festive, një sugjerim është se pushimet mund të rrisin ndjenjat e lumturisë, qetësisë dhe sigurisë.
Kjo nga ana tjetër krijon një atmosferë mikpritëse për krijimin e dashurisë dhe familjes.