Shkencëtarët mund të kenë zbuluar arsyen pse njerëzit bëhen duhanpirës socialë ndërsa konsumojnë alkool, dhe kjo arsye ka qenë e lidhur me shtyrjen e gjumit
Studiuesit nga Universiteti i Missourit besojnë se njerëzit i dëshirojnë efektet e nikotinës – si një stimulues gjatë pirjes, sepse ndihmon në lehtësimin e ndjenjës së përgjumjes të shkaktuar nga alkooli.
Studimi, i botuar në revistën Neurochemistry, paraqet efektet e nikotinës dhe alkoolit në trurin e minjve. Në studimin e trurit të këtyre kafshëve, shkencëtarët kanë zbuluar se nikotina ndihmon në shtyrjen e gjumit që stimulohet nga alkooli.
“Në këtë mënyrë, ne kemi provuar që nikotina funksionon duke shtyrë efektet e përgjumjes së shkaktuar nga alkooli përmes trurit.”