Pse nuk e duan Haxhiun kryeparlamentare – Flet Qalaj i PDK-së

Pse nuk e duan Haxhiun kryeparlamentare – Flet Qalaj i PDK-së


Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk po e përkrah kandidaten për kryeparlamentare Albulena Haxhiun e cila vjen nga radhët e LVV-së, raporton Gazeta Enigma.

E këtë ata e bazojnë në shumë arsyje.

Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj në një prononncim për Gazetën Enigma tha se PDK nuk mund ta votojë për kryeparlamentare dikëqë “ka zvogëluar fondet për Hashim Thaçin dhe të akuzuarit e tjerë në Hagë, ka shkelur Kushtetutën me ligje anti-kushtetuese e ka sulmuar Kuvendin me gaz lotsjellës”.

“Kandidatja që është propozuar, është një kandidate që ka zvogëluar fondet për Hashim Thaçin me shokë që janë në Hagë, është një kandidate e cila ka shkelur Kushtetutën disa herë me ligje anti-kushtetuese, është kandidate që më herët me gaz lotsjellës ka sulmuar Kuvendin nga brenda. As që duhet të diskutohet çështja e saj”, tha Qalaj për “Enigmën”.

LEXO EDHE: Nëse jo Haxhiu, kush tjetër? PDK e LDK nuk japin emra – Sot vazhdon saga

“Është shkatërruar çdo lloj mënyre e komunikimit nga partia që ka qenë në pushtet dhe nuk ka mbetur as edhe një element që mund të na bashkojë, për shkak se për katër vite, as edhe minimumi i një kulture të komunikimit nuk ka ekzistuar në raport me opozitën”, u shpreh tutje Qalaj.

Ndërkohë sot duke nisur nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës do të tentoj për herë të pestë që ta zgjedh Haxhiun në pozitën e kryeparlamentares. / Gazeta Enigma.

LEXO EDHE: Ngërçi i Kuvendit – A do të zhbllokohet sot situata?

Related Articles