Pse po i kërkoni 100 euro e jo 500, Nagavci pyet SBASHK-un

Pse po i kërkoni 100 euro e jo 500, Nagavci pyet SBASHK-un

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci ka komentuar paralajmërimet e SBASHK-ut për grevë.

Nagavci është shprehur se paralajmërimet e tilla më së shumti dëmtojnë nxënësit kosovarë dhe si e tillë është e papranueshme.

“Kemi ndjekur deklarimet për grevën e paralajmëruar të SBASHK-ut. Duhet cekur se mos mbajtja e mësimit dëmton më së shumti nxënësit dhe si e tillë për neve është e papranueshme. Ne po punojmë që të ofrojmë mbështetjen tonë të mësimdhënësve nëpër shkolla. Të gjithë jemi dëshmitar që rezultatet e nxënësve tanë nuk janë ato që ne i dëshirojmë. Humbjet në arsim që janë shkaktuar edhe nga pandemia janë tepër të mëdha. Andaj duhet të punojmë sa më shumë. Më lejoni të ju njoftoj që për Ligjin e Pagave ne jemi kujdesur të sigurohemi që të gjithë mësimdhënësit të trajtohen barabartë. Ne ua kemi bërë me dije SBASHKu-t se do ta adresojmë në mënyrë dinjitoze kërkesat e mësimdhënësve tanë”, ka deklaruar Nagavci.

Nagavci po ashtu tha se i ka pyetur përfaqësuesit e SBASHK-ut gjatë takimeve me ta se përse po i kërkojnë pikërisht 100 euro e jo 300 osë më pak ose më shumë.

“Pyetja ime për SBASHK-un ka qenë pse pikërisht 100 euro, pse jo 300 ose 500 ose 80. Pse vetëm për punëtorët e arsimit e jo për punëtorët e tjerë. Ose pse për të gjithë punëtorët e arsimit njëjtë”, tha Nagavci. /Gazeta Enigma/

Related Articles