Pse pozicioni i Rusisë për luftën midis Izraelit dhe Hamasit nuk është i drejtpërdrejtë?

Pse pozicioni i Rusisë për luftën midis Izraelit dhe Hamasit nuk është i drejtpërdrejtë?

Derisa Rusia ka miqësi të kahershme me Hamasin dhe Iranin – i cili dyshohet se ka luajtur një rol në sulmet e papritura të nisura nga grupi palestinez gjatë fundjavës – situata pas shpërthimit të armiqësive në Lindjen e Mesme nuk është e qartë për Moskën.

Hanna Notte, eksperte për politikën e jashtme dhe të sigurisë të Rusisë dhe Lindjen e Mesme, dhe drejtore për Euroazinë në Qendrën James Martin për Studimet e Mospërhapjes, tha se Moska kohët e fundit priti një delegacion të Hamasit dhe gjithashtu ka qenë i përfshirë në ndërmjetësimin ndër-palestinez ndërsa “përpiqet të krijojë një vend për vete” në procesin e paqes.

“Unë nuk kam parë prova të mbështetjes së d.rejtpërdrejtë ruse për Hamasin dhe këtë sulm – planifikim, armë, ekzekutim,” thotë ajo, në një seri postimesh në X, raporton “Guardian”.

“Dhe për të qenë të qartë: Nuk kishte nevojë për ndihmën ruse. Aksi Iran-Hezbollah-Hamas është shumë i aftë. Le të mos gënjejmë veten”.

“Ekzistojnë gjithashtu disa arsye pse Rusia do të ishte e kujdesshme në lidhje me mbështetjen e drejtpërdrejtë të një sulmi kaq të poshtër ndaj Izraelit. Kryesisht, Moska ende shpreson ta mbajë Izraelin të kujdesshëm në luftën në Ukrainë, dmth, Izraeli të mos i japë armë vdekjeprurëse Kievit”.

Ajo thotë se edhe pse marrëdhëniet e Rusisë me Izraelin “kanë qenë më të vështira kohët e fundit”, ato mbeten gjithëpërfshirëse – me ndarjen e informacionit, një diasporë të madhe ruse në Izrael, tregti të gjerë, dekonflikt në Siri.

Notte shton se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti rus, Vladimir Putin gjithashtu “kanë kimi personale”.

Megjithatë, ajo arrin në përfundimin se ndërsa Rusia mirëpret paqëndrueshmërinë, ajo “nuk është e sigurt se do të ishte e lumtur për një luftë Iran-Izrael që do të përfshijë Libanin – dhe ndoshta Sirinë”.

“Rusia ka baza detare/ajrore në Siri që e lejojnë atë të projektojë fuqinë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut”, thotë ajo. “Dëshiron qetësi dhe largimin e SHBA-së”.

“Nëse do të kishte një luftë më të madhe në rajon, Rusia nuk do të kishte kapacitetin dhe gjerësinë e brezit për t’u marrë me të. Dhe Moska nuk ka nevojë për atë lloj lufte – destabiliteti i nivelit të ulët i përshtatet mirë nevojave të saj”.

Related Articles