Pse qani kur jeni të mërzitur?

Pse qani kur jeni të mërzitur?

Sigurisht ju ka ndodhur ndonjëherë të keni qenë vërtet i zemëruar sa që papritmas e keni gjetur veten në lot.

Gjersa disa njerëz bërtasin dhe bëjnë “drama” kur janë të zemëruar, disa tjerë thjesht zhyten në lot. Varësisht prej rrethanave, kjo përvojë mund të jetë konfuze, e turpshme dhe frustruese, andaj ju mund të keni pyetur veten pse ndodh kjo.

E qara është në fakt një përgjigje shumë e zakonshme ndaj zemërimit, pasi zemërimi është shpesh rezultat i ndjenjave të lëndimit ose trishtimit, thotë Sabrina Romanoff, PsyD, psikologe klinike dhe profesoreshë në Universitetin Yeshiva, New York City.

“Mund të jetë më e lehtë të shprehësh zemërimin fillimisht, në vend të cenueshmërisë që vjen me pranimin dhe shfaqjen e hidhërimit”, thotë Romanoff. Pasi të shprehni zemërimin tuaj, ajo thotë se mund t’i qaseni më lehtë dhimbjes dhe emocioneve të tjera themelore me të cilat është e lidhur e qara, e kjo është pikërisht arsyeja pse mund të qani kur jeni të zemëruar.

Ja çfarë duhet të dini për reagimin tuaj emocional ndaj zemërimit dhe si mund ta menaxhoni atë.

Reagimet emocionale ndaj zemërimit
Zemërimi mund të shkaktojë një mori emocionesh, duke filluar nga agresioni dhe negativiteti deri te trishtimi dhe depresioni. Më poshtë, Romanoff shpjegon disa nga reagimet emocionale që njerëzit përjetojnë si përgjigje ndaj zemërimit.

Sulmi
Kjo mund të përfshijë agresion ose veprim të hapur, të tilla si thyerja e gjërave ose goditja e mureve. Përndryshe, njerëzit e shprehin zemërimin e tyre në mënyrë indirekte përmes sarkazmës – kjo u lejon atyre të shpërndajnë impulset e tyre agresive në një mënyrë të sublimuar.

Depresioni dhe ankthi
Reagimet emocionale dytësore më të zakonshme ndaj zemërimit janë depresioni dhe ankthi. Jeni mësuar qysh në moshë të re se zemërimi është gërryes dhe kërcënon lidhjet dhe marrëdhëniet.

Prandaj, në mënyrë ndoshta të pavetëdijshme ju bëni çmos për të mbrojtur të tjerët nga zemërimi, duke e zëvendësuar atë me emocione më pak kërcënuese, të tilla si depresioni dhe ankthi. Pasoja është se ju duhet të mbajmë barrën e këtyre emocioneve të brendshme shqetësuese.

Kritika
Njerëzit gjithashtu priren të bëhen kritikë kur janë të zemëruar. Në vend që ta trajtojnë problemin në mënyrë konstruktive, ata hedhin faj te të tjerët dhe zhvillojnë ndjenjën e hakmarrjes.

“E qara është një manifestim fizik i çlirimit të emocioneve, të cilat mund të përfshijnë si zemërimin ashtu edhe trishtimin.” – thotë Sabrina Romanoff.

Përfitimet dhe “të metat” e të qarit
Romanoff rendit disa nga përfitimet dhe të metat e të qarit.
E qara është një formë e vetëqetësimi, ajo ju ndihmon të rregulloni dhe kontrolloni frymëmarrjen tuaj, të përqendroheni në modelet tuaja të frymëmarrjes dhe të ulni të rrahurat e zemrës derisa të ktheheni prapë në gjendje të qetë.

E qara nuk është shenjë dobësie, përkundrazi është një tregues se situata është e rëndësishme për ju dhe keni ndjenja të forta reaguese ndaj saj. Është gjithmonë e dobishme të përdorni emocionet tuaja si një udhëzues. Lotët ju ndihmojnë të kuptoni më shumë për veten dhe ndikimin që situata ka tek ju.

Ndonjëherë njerëzit i përjetojnë lotët e tyre si “të ardhë nga befasia”. Kjo mund të tregojë se ata kanë pak vetëdije ose njohuri për intensitetin e reagimeve të tyre emocionale. Lotët mund të veprojnë si një busull, duke ju drejtuar në zona që kërkojnë ekzaminim dhe përpunim më të thellë.

Të metat e të qarit
E qara mund të jetë e pafavorshme kur jeni në një situatë në të cilën nuk dëshironi që të tjerët të dinë se si ndiheni vërtet. Kjo mund të jetë për shkak se ju mendoni se si mund të ndryshojë perceptimi i tyre për ju.

Për shembull, mund të mendoni se ata do t’ju perceptojnë negativisht, do të supozojnë se jeni manipulues, do të arrini në përfundimin se nuk mund ta menaxhoni situatën ose do të humbin respektin për ju.

Këto disavantazhe i përkasin të qarit në kontekstin e të tjerëve dhe duhet të ndahen nga ju që jeni në gjendje të shprehni emocionet tuaja brenda një hapësire private dhe të sigurt.

Ju duhet të përpiqeni të përqafoni dhe mirëpritni emocionet tuaja kur ndiheni të sigurt për ta bërë këtë, sepse ato janë të vlefshme dhe mbajnë çelësin e informacionit të rëndësishëm për mënyrën se si po reagoni ndaj situatave rreth jush.

Related Articles