Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë qendrore për mos ekzekutimin e pagave, raporton Gazeta “Enigma”.
Haliti përveç ankesave për mosekzekutimin e pagave, pati ankesa edhe për trajtimin që qeveria po ia bën kësaj komune.
Kryetari i Komunës së Vitisë tha që arsimin kjo qeveri e ka lënë pa paga, duke e quajtur një gjë të tillë si të pafalshme për kategorinë të cilën ai e konsideron si më të ndjeshmen./Gazeta Enigma/