Takimi Kurti-Hamza pritet të zhvillohet sot pas orës 12:00

Takimi Kurti-Hamza pritet të zhvillohet sot pas orës 12:00

Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pritet të takohen sërish sot, pas orës 12:00.

Takimi pritet të zhvillohet në kuadër të diskutimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si dhe për procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, raportohet nëpër media.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Takimi mes Kurtit dhe Hamzës vjen në një kohë kur palët po diskutojnë për çështjet që lidhen me funksionimin e institucioneve dhe zhvillimet e ardhshme politike në vend.

Related Articles