PSG ka objektiv fitoren ndaj Lorient – formacionet bazë

PSG ka objektiv fitoren ndaj Lorient – formacionet bazë

Paris Saint-Germaini është mysafir i Lorient në Stade du Moustoir për ndeshjen e javës së 19-të në Ligue 1.

Lideri i kampionatit francez udhëheq me 13 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Marseille.

Ndërsa Lorient ka arkëtuar 15 pikë deri më tani dhe ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga liga, në vend të 18.

Trajnerët Christophe Pelissier dhe Mauricio Pochettino i kanë përzgjedhur ekipet startuese.

Formacioni startues i Lorient: Nardi; Mendes, Laporte, Jenz, Le Goff; Le Fée, Monconduit, Abergel, Ouattara; Moffi, Laurienté

Formacioni startues i Paris Saint-Germain: Keylor Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Wijnaldum, Gueye, Ander Herrera; Messi, Icardi, Di María.

Related Articles