Me nga dy gola të shënaur nga Mbappe e Messi, Paris Saint-Germain ka shënuar fitore bindëse në xhiron e fundt të grupit A, ndaj Club Brugge, shrkuan Gazeta Enigma.
Pesë gola të shënuar në ndeshjen e fundit të grupit A, duke përmbyllur fazën e grupeve në pozitën e dytë, dhe kualifikimin në fazën e eliminimit direct.
Mbape hapi serinë e golave në minutën e 2’, ndërsa i njejti lojtar shënoi sërish vetëm 5 minuta më vonë,gjegjësisht në minutën 7’ për avajntazhin e hershëm të skuafrës së tij. Por kjo nuki ishte e tëra në pjesën e parë pasi Messi realizoi në minutën 38’ për rezultatin 3:0 me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Pjesa e dytë ishte më e nivelizuar si në dominimin e lojës e posedimin e topit, ashtu edhe sa I përket efikasitetit pasi të dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol. Së pari mysafirët e Club Brugge shënuan në minutën 68’ për të zbutur sadopak epërsinë e lartë të vendësve, ndërsa epilogun përfundimtar e përcaktoi gli I Messi nga pika e bardhë në minutën 76’.
Me këtë fitore PSg renditet e dyta në tabelë ndërsa skuadra belge përfundon kampanjën e saj në ligën prestigjioze, Champins League./Gazeta Enigma/