PSG nuk heq dorë, Al-Khelaifi gati ta bëjë Mbappen futbollstin më të paguar

PSG nuk heq dorë, Al-Khelaifi gati ta bëjë Mbappen futbollstin më të paguar

PSG assesi nuk mendon ta lejojë sulmuesin Kylian Mbappe që të largohet nga “Parku i Princave”.

Francezi e kërkoi largimin në gusht me dëshirën për t’u transferuar te Real Madrid, por PSG refuzoi të gjitha ofertat dhe atë në vlerë 180 milionë euro, transmeton lajmi.net. Sipas RMC Sport, PSG është duke përgatitur një ofertë tjetër me presidentin Al Khelaifi dëshiron ta bëjë Mbappen lojtarin më të paguar në dhomën e zhveshjes, atë edhe para Messi dhe Neymar.

Duke marrë parasysh se Mbappe nuk dëshiron të qëndrojë për shumë vite te PSG, presidenti do i propozojë kontratë afatshkurtër. Plani është që Mbappe të largojë nga mendja kalimin në “Santiago Bernabeu”, edhe pse nuk do jetë e lehtë ngase vetë klubi ka muaj që punon për ta bindur të rinovojë.

Në rast që refuzon, Mbappe është i lirë që të nënshkruajë parakontratë me “Los Blancos” qysh në muajin janar.

Related Articles