Publikohen imazhet satelitore të lëvizjeve të fundit të trupave ushtarakë pranë Ukrainës

Publikohen imazhet satelitore të lëvizjeve të fundit të trupave ushtarakë pranë Ukrainës

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se mundësia që Rusia të pushtojë Ukrainën është më afër se kurrrë, pavarësisht se presidenti amerikan Joe Biden pranoi paraprakisht të mbajë një samit me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Bisedimet e propozuara nga Franca do të zhvillohen vetëm nëse Rusia nuk pushton fqinjin e saj, tha në një deklaratë “Shtëpia e Bardhë”, shkruan BBC.

Por pavarësisht përpjekjeve për bisedime, sipas raporteve të “Shtëpisë së Bardhë”, Kremlini po vazhdon të përgatisë një “sulm në shkallë të plotë shumë shpejt”.

Këto imazhe të fundit satelitore tregojnë vendosjen në terren të pajisjeve të blinduara dhe trupave rusë pranë kufirit me Ukrainën.

Related Articles