Publikohen pamje të rralla të ushtarakëve shqiptarë gjatë vitit 1917

Publikohen pamje të rralla të ushtarakëve shqiptarë gjatë vitit 1917

Janë publikuar pamje të rralla filmike të Korçës gjatë vitit 1917, ku shihen ushtarak shqiptarë dhe vullnetarë gjatë stërvitjes me oficerë të ushtrisë Franceze gjatë Luftës Parë Botërore, përcjellë Gazeta Metro.


Në pamjet e publikuara nga ‘Albanian Historical Society’ në Facebook, thuhet të jenë të Luftës së Parë Botërore, në qytetin e Korçës.

Tutje thuhet se kjo video është bërë në mars të vitit 1917, në Korçë, dhe se në këtë pamje është atdhetar dhe luftëtar shqiptar, Themistokli Gërmenji me ushtarët e tjerë shqiptarë duke ushtruar me me oficerë të ushtrisë Franceze gjatë Luftës Parë Botërore.

Filmimi është realizuar nga oficerë të ushtrisë Franceze.

Falë Themistokli Gërmenjit dhe patriotëve të tjerë shqiptarë u arrit që të mbrohej Korça dhe rrethinat nga aneksimi grek.

Videon mund ta shikoni KËTU.

“Mars 1917, Korçë. Pamje filmike të rralla të Themistokli Gërmenjit me ushtarakë të tjerë Shqiptarë dhe vullnetarë, gjatë stërërvitjes me oficerë të ushtrisë Franceze gjatë Luftës Parë Botërore.
Falë Themistokli Gërmenjit dhe patriotëve të tjerë shqiptarë u arrit që të mbrohej Korça dhe rrethinat nga aneksimi grek. Filmimi është realizuar nga oficerë të ushtrisë Franceze” , thuhet në postimin e Albanian Historical Society.

Related Articles