Çka tha Putin në fjalimin njëorësh?

Çka tha Putin në fjalimin njëorësh?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është sqaruar rreth vendimit të tij për njohjen e dy rajoneve të shkëputura nga Ukraina.

Ai foli për gati një orë dhe preku shumë tema, duke shkuar deri te krijimi i Bashkimit Sovjetik në vitin 1922.

Në fjalimin e tij ai tha se “Ukraina nuk ka pasur kurrë një traditë të shtetësisë së vërtetë” dhe se Ukraina moderne ishte “krijuar” nga Rusia.

Ai nuk e përkrahu idenë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën transatlantike të NATO-s, duke thënë se kjo do të shërbente si “një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë”.

Putin përsëriti argumentin e tij se NATO kishte injoruar shqetësimet ruse të sigurisë.

Pa dhënë prova, ai tha se Ukraina ishte një “kukull” e SHBA-së dhe akuzoi autoritetet ukrainase për korrupsion.

Duke konfirmuar njohjen e shteteve të shkëputura, ai tha se ishte një vendim që duhej ta kishte marrë shumë kohë më parë, shkruan BBC.

Related Articles