Një sulm ka ndodhur sot në shkollën Risbergska, në Suedi, në një kampus arsimor të Örebros, i cili merret me studentë mbi 20-vjeç, duke ofruar nivele të ndryshme trajnimi dhe kurse gjuhësore për emigrantët.
The Guardian ka publikuar një video nga momenti i sulmit që ndodhi ku mbetën të plagosur pesë persona.
Autoritetet suedeze kanë konfirmuar se në mesin e pesë personave të plagosur është edhe një polic, por shtojnë se numri i të plagosurve mund të rritet.
Katër nga ta u janë nënshtruar operacioneve dhe njëri është në gjendje të rëndë, thonë ata.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka reaguar pas sulmit në një shkollë, duke thënë se është “një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë Suedinë” dhe se mendimet e tij janë me të gjithë të prekurit nga sulmi.
Ai thotë se qeveria është në kontakt me shërbimet emergjente në vendngjarje dhe kërkon kohë për të hetuar sulmin.