Gjatë ditës së sotme shumë kompani të autobusëve nga Kosova, kanë udhëtuar për në Beograd, për të dërguar atje serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga Aleksander Vuçiq.
Në një video të postuar në Twitter, një qytetare e Sebisë dëgjohet duke biseduar me shoferët e këtyre autobusëve, madje duke u tallur me ata.
Në video qytetarja serbe ua përmend Heroin Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skëndërbeun.
Ajo iu thotë që Skëndërbeu ishte serb.
Eto tako se mi borimo za Kosovo !!! pic.twitter.com/w6IA3NF5KJ— Šaponjić (@HorheValdano) May 26, 2023