Është publikuar videoja e aksidentit të tmerrshëm, aty ku humbi jetën lojtari Ahmet Çalik.
Anëtari i Konyaspori u aksidentua me makinën e tij në rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, duke mbetur i vdekur në vend.
Lojtari turk, në pamjet që shihen në video kishte humbur kontrollin mbi makinën dhe ishte rrokullisur jashtë rrugës.
Videoja tregon saktë se Çalik ishte futur në një kthesë dhe automjeti që kishte shpejtësinë më të madhe se sa që duhej, kishte kaluar jashtë rrugës.
Lojtari ishte bashkëlojtarë i Sokol Cikalleshit, Zymer Bytyqit dhe Endri Çekiçit, që u shokuan nga ky rast i vdekjes.
Ngushëllime familjarëve u ka shprehur edhe Vedat Muriqi përmes rrjeteve sociale, pasi po ashtu kishte luajtur me Çalik në të kaluarën.