Publikohet fotoja e vërtetë e vrasësit të biznesmenit në Shëngjin

Publikohet fotoja e vërtetë e vrasësit të biznesmenit në Shëngjin

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Policia zbardhi ngjarjen dhe lëshoi 6 urdhër arreste, mes tyre për Ruben Saraiva, një shtetas portugez, për të cilin ka dyshime të arsyeshme se është personi që qëlloi mbi Nikulajn.

Mes personave në kërkim, përveç portugezit, janë një person me shtetësi shqiptare dhe britanike dhe 4 shtetas britanik, mes tyre një vajzë.

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “vrasje për motive gjakmarrje e kryer në formën e grupit të sturkturuar kriminal” dhe “mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”.

Related Articles