Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.295.
Në total numri i rasteve aktive është 447. / Gazeta Enigma.
Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19
