Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të jetë blerja e dytë e Mallorcas në këtë afat kalimtar.
Transferimi i tij ka zgjatur më shumë sesa duhet për shkak se dy klubet nuk arrinin akord mbi formulën e transferimit.
Në fund është arritur marrëveshja, ku Muriqi do të kalojë te Mallorca si huazim me opsion blerje.
Muriqi është nënshkrimi i dytë dimëror pas ardhjes së Sergio Ricos.
Mungesën e golave të Mallorcas do ta zgjidhë sulmuesi kosovar, shkruan Marca.
Muriqi në këtë sezon me Lazion ka zhvilluar 15 paraqitje, teksa ka kontribuar me një asistim./Gazeta Enigma/