Punëtor i huaj humb jetën pasi ra nga një lartësi teksa po punonte

Punëtor i huaj humb jetën pasi ra nga një lartësi teksa po punonte

Një punëtor rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi teksa ishte duke punuar në një objekt në lagjen Veternik.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia, në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë  e lëndimeve,  personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Ahmeti.

Related Articles