Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nga 22 maji nëse nuk iu rriten pagat

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nga 22 maji nëse nuk iu rriten pagat

Punëtorët e KEK-ut, nga 22 maji, po paralajmërojnë grevë, nëse kërkesat e tyre nuk do të iu përmbushen për pagë më të mirë edhe pas datës finale të dhënë për një përgjigje nga u.d i kryeshefit të KEK-ut, Përparim Kabashin.

Ky vendim është bërë i ditur, nga Sindikata e Re e KEK-ut, e cila ka thënë se kjo do të zgjasë derisa të iu plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagave.

”Përkundër mirëkuptimit tonë për të pritur deri me këtë datë, nuk kishte asnjë lëvizje nga menaxhmenti dhe bordi në atë drejtim edhe pas muajit prill. Përkundër presionit të madh të punëtoreve për kërkesën e tyre shumë të arsyeshme dhe legjitime për rritje të pagave, pas takimit të fundit me z.Perparim Kabashi u.d i KE dhe stafit të tij duke na kërkuar përsëri kohe, ne presim që deri me datë 19.05.2023 të kemi vendim për rritje të kënaqshme të pagave. Në të kundërtën, nëpërmjet këtij vendimi ju njoftojmë se ne si sindikata vendosim të hyjmë ne GREVË nga data 22.05.2023 deri ne plotësimin e kërkesës së vetme për rritje te pagave”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles