Një punonjës i sektorit publik i cilësuar si mbreti i të munguarve, nga shtypi italian, thuhet se ka thyer rekordin kombëtar pa u paraqitur në punë asnjë ditë për plot 15 vite.
Policia thotë se punonjësi i spitalit ka vijuar të paguhet cdo muaj, me një total prej 538 mijë eurosh, pavarësisht se nuk është paraqitur në spitalin Puljeze Ciaccio, në qytetin kalabrez të Katanzaros, që nga 2005.
Tani, në moshën 67 vjecare, ai përballet me akuzën për abuzim me detyrën, mashtrim dhe zhvatje të rënduar. Gjashtë menaxherë po ashtu po hetohen nën dyshimin se kanë luajtur rol në mbulimin e mungesës së tij, që në fakt është një fenomen i njohur në sektorin publik në itali. Në një hetim me emrin e koduar Part Time, policia mblodhi të dhëna nga paraqitja në punë dhe listë pagesat si edhe mori dëshmitë e kolegëve të tij.
Në vitin 2005, burri thuhet se kishte kërcënuar drejtoreshën e spitalit pasi ajo e kishte paralajmëruar se do të hartonte një raport disiplinor për mungesat e tij.
Drejtoresha më pas doli në pension dhe mungesat e burrit vazhduan pasi prania e tij në punë nuk u kontrollua kurrë nga pasuesit ose nga departamenti i burimeve njerëzore – tha policia.