Pushimi do të jetë i gjatë, ja kur kthehet në aksion Superliga e Kosovës

Pushimi do të jetë i gjatë, ja kur kthehet në aksion Superliga e Kosovës

Të dielën u mbyll stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës, me ndeshjet e xhiros së 18-të.

Tashmë elita e futbollit kosovar fillon pushimin e gjatë dimëror, i cili do të zgjasë deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Në mbledhjen e fundit të mbajtur nga Komiteti Ekzekutiv u vendos edhe data e rifillimit të Superligës.

Ajo do të rikthehet me 12 dhe 13 shkurt, me duelet e xhiros së 19-të.

KE vendosi edhe për ndeshjet e Ligës së Parë, si dhe ato të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Vendimi i plotë:

KE mori vendim që garat në stinorin pranveror të fillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt 2022, ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 e 13 shkurt dhe Viva Fresh Liga e Parë më 19 e 20 shkurt.

Related Articles