Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk po shkon sipas planit, ka raportuar BBC të premten në mbrëmje. Megjithatë, s’mund të thuhet se punët më mirë i ka Ukraina.
Forcat ruse i tejkalojnë në numër në çdo fushë ato të Ukrainës. Plani i pushtimit të Vladimir Putinit përfshin kryerjen e sulmeve në tri drejtime, neutralizim të rezistencës dhe më pas eliminimin e pushtetit dhe instalimin e një të reje me orientim prorus.
Megjithatë, siç shkruan BBC, rezistenca ukrainase po u shkakton viktima pushtuesve. Deri tash kanë vdekur mbi 450 rusë, sipas inteligjencës britanike.
“Po shohim fillimin e një rezistence civile me Qeverinë që po u jep mijëra armë banorëve të Kievit”, ka shkruar BBC të premten./GazetaEnigma/