Ukraina e pranon ndihmën e parë ushtarake pasi nisi pushtimi nga Rusia

Ukraina e pranon ndihmën e parë ushtarake pasi nisi pushtimi nga Rusia

Polonia ka dërguar një autokolonë me municion në Ukrainë, sipas ministrit të Mbrojtjes të vendit Mariusz Błaszczak, duke e bërë atë dërgesën e parë të pranuar publikisht të ndihmës ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

“Një kolonë municionesh që po i dhurojmë Ukrainës ka mbërritur tashmë te fqinjët tanë. Ne qëndrojmë pranë ukrainasve dhe tregojmë solidaritet kundër agresionit rus”, shkroi ai në një postim në Tëitter.

Postimi nuk përshkruante as llojin e municionit që Polonia u dërgoi ukrainasve dhe as sasinë./GazetaEnigma/

Related Articles