Putin është gati të furnizojë me karburant Indinë, pavarësisht kundërshtimit të Trump

Putin është gati të furnizojë me karburant Indinë, pavarësisht kundërshtimit të Trump

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media në Delhi.

Ata filluan duke shkëmbyer memorandume mirëkuptimi në fusha si tregtia dhe bujqësia , raporton BBC.

Të njëjtit nuk pranuan pyetje, megjithatë Modi përshkroi planet për të krijuar lidhje më të ngushta midis dy vendeve. Ai tha se kishin hapur dy konsullata të reja indiane në Rusi dhe kishin njoftuar dy skema të reja vizash turistike.

Lidhur me luftën në Ukrainë, Modi tha se India “kishte mbrojtur paqen që nga fillimi”. Ai përshëndeti përpjekjet për të gjetur një “zgjidhje të qëndrueshme” dhe tha se India ishte gati të “kontribuonte në të ardhmen”.

Për energjinë, Putin tha se Rusia ishte “e gatshme të vazhdonte dërgesat e pandërprera të karburantit” në Indi, duke iu referuar një centrali bërthamor “kryesor” që po ndërtohet në Indi dhe me të cilin Rusia do të ndihmojë.

Russia Today (RT) do të lançojë në Indi, të cilin Putin tha se do t’i ndihmojë indianët të mësojnë më shumë rreth vendit të tij përmes transmetimit të “informacionit objektiv”.

Putin tha se ai dhe Modi po bashkëpunonin në politikën e jashtme – duke përfshirë edhe përmes koalicionit të tyre të vendeve BRICS – për të promovuar një botë “më të drejtë” dhe “shumëpolare”.

Related Articles