Putin i thotë Erdoganit: Jemi gati të diskutojmë marrëveshjen e grurit

Putin i thotë Erdoganit: Jemi gati të diskutojmë marrëveshjen e grurit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka pritur në takim sot homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Putin tha se Rusia ishte e hapur për diskutime rreth marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi, një marrëveshje që ndihmoi për të nxjerrë drithin e Ukrainës në treg dhe për të lehtësuar kështu një krizë globale ushqimore.

Rusia u largua nga marrëveshja në korrik – një vit pasi ajo u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia – duke u ankuar se eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave u përballën me pengesa dhe se drithi i mjaftueshëm ukrainas po shkonte në vendet në nevojë.

Erdogan, i cili më parë luajti një rol të rëndësishëm në bindjen e Putinit për t’u përmbajtur për marrëveshjen, dhe Kombet e Bashkuara po përpiqen ta bëjnë Putinin të kthehet në marrëveshje.

Duke folur në hapjen e takimit të tyre në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit, Putin i tha Erdoganit se shpresonte se ata do të përfundonin bisedimet për një qendër të gazit natyror në Turqi dhe tha se do të diskutonin gjithashtu marrëveshjen e grurit.

“Unë e di që ju keni ndërmend të ngrini çështjen e marrëveshjes së grurit,” i tha Putin, Erdoganit.

“Ne jemi të hapur për negociata për këtë çështje”.

Erdogan tha se bota po priste lajme për çështjen e grurit.

“Të gjithë presin se çfarë do të dalë nga takimi ynë sot”, tha ai. Besoj se mesazhi në konferencën për shtyp pas takimit do të jetë një hap i rëndësishëm për të gjithë botën, veçanërisht për vendet afrikane”, tha Erdogan.

Marrëveshja kishte për qëllim marrjen e grurit nga Ukraina në tregjet botërore përmes Detit të Zi dhe lehtësimin e krizës globale të ushqimit që Kombet e Bashkuara thanë se ishte përkeqësuar nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar.

Related Articles