Putini ‘duhet mbajtur përgjegjës’ për vdekjen e Navalnyt, thotë Cameron

Putini ‘duhet mbajtur përgjegjës’ për vdekjen e Navalnyt, thotë Cameron

Vladimir Putin duhet të mbahet përgjegjës për vdekjen e Alexei Navalny, ka thënë Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.

Ai nuk ka specifikuar se me çfarë lloj reperkusionesh duhet të përballet Kremlini, raporton BBC.

Duke folur në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih, Cameron e ka quajtur Navalnyn “një luftëtar të jashtëzakonshëm të guximshëm kundër korrupsionit” i cili “dha gjithçka” për atë që kishte besuar.

Cameron ka shtuar se nuk duhet pasur dyshime rreth natyrës së tmerrshme të regjimit të Putinit në Rusi pas asaj që ka ndodhur me liderin opozitar.

Related Articles