Putini tërheq “ofertën e paqes” pas sulmit të Ukrainës

Putini tërheq “ofertën e paqes” pas sulmit të Ukrainës

Oferta “bujare” e paqes e presidentit rus Vladimir Putin “nuk është më në tryezë” pas sulmit të Ukrainës në rajonin kufitar të Rusisë Kursk, ka thënë një zyrtar i Kremlinit.

“Në qershor, Rusia i bëri një ofertë bujare Ukrainës, por një javë më parë, regjimi i Zelenskyy zgjodhi përshkallëzimin, duke bërë një sulm në rajonin e Kurskut”, tha zëvendës i dërguari i Rusisë në OKB Dmitry Polyanskiy.

Ai vazhdoi duke thënë se oferta “nuk ishte më në tavolinë”.

“Ky është një hap për të cilin Ukraina do të pendohet më vonë”, shtoi Polyanskiy, gjatë një takimi në selinë e organizatës, të martën.

Rusia këtë vit tha se do të ishte gati për bisedime paqeje “nesër” nëse trupat ukrainase tërhiqeshin nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk – dhe nëse Ukraina hiqte dorë nga plani i saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Nëse Ukraina binte dakord, Putini tha se Rusia do të pushonte zjarrin dhe do të fillonte negociatat.

Por Ukraina, NATO dhe Pentagoni e hodhën poshtë atë, me një nga këshilltarët e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që e quajti ofertën një “mashtrim të plotë”.

Related Articles