Është duke vazhduar seanca e gjykimit ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Express.
Sot ka vazhduar dëshminë dëshmitari i radhës në rastin e Mustafës, teksa në vazhdimin e seancës ai u pyet për rolin që ka pasur Agron Xhemajli në UÇK.
Dëshmitari tha se Xhemajli ka qenë udhëheqës i policisë ushtarake.
Pjesë nga dëshmia:
Prokurori: z. Dëshmitar kemi edhe disa pyetje pasuese lidhur me atë se çfarë u tha më herët dhe do të përfundojmë me marrjen në pyetje. A e dini ju në kohën e ndodhive, të ngjarjeve që po diskutonim, a e njihnit se kush është një person me emrin Agron Xhemajli?
Deklarata e dëshmitarit e paqartë.
Prokurori: A është ky pjesëtar i UÇK-së?
Deklarata e dëshmitarit e paqartë.
Prokurori: Çfarë roli kishte ai brenda UÇK-së?
Dëshmitari: Bash mirë nuk e di rolin e tij. Ai ka qenë udhëheqës i policisë ushtarake, nuk e di cilën.
Pas këtyre pyetje prokurori kërkoi që seanca të kalojë private. /Gazeta Enigma.