Një person është zhdukur që një javë në Vushtrri.
Sipas raportit të policisë, rastin e ka lajmëruar nënë e tij.
Sipas nënës së viktimës, djali nga data 21.08.2021 është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë asnjë informatë për vendndodhjen e tij.
Policia ka njoftuar se ky rast është duke u hetuar.
Raporti i plotë i policisë:
Vushtrri, 21.08.2021. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data 21.08.2021 nga shtëpia është larguar djali i saj. Deri me tani nuk ndonjë informatë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.