Qeveria e Kosvës këtë të premtë ka miratuar masat e reja anti-COVID për paranadalimin e pandemisë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Sipas këtij vendimi kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri tash niste nga ora 00:00.
Ndërsa shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.
Sipas vendimit të Qeverisë për hyrë kafene duhet të keni si dëshmi dy doza të vaksinës anti-COVID ose test RT-PCR negativ.
Vendimi hyn në fuqi më 22 janar 2022, dhe vlen deri më datën 4 shkurt 2022.
Vendimi për Gastronominë:
Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 26.1 ose 26.2 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.
36. Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë ecekura në pikën 26.1 ose 26.2.
37. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.
38. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.
39. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:
39.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:
39.2 Ndërsa paguan porosinë;
39.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;
39.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.
40. Në rastet nga pika 39.1 deri 39.4 është e obliguar bartja e maskës.
41. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.
42. Muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30.
43. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.
44. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.
45. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2.
46. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.
47. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
48. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 21:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze të higjienës për veturën, porositë dhe personelin. /Gazeta Enigma/