Qehaja: Situata e shpërndarjes së teksteve shkollore është kaotike sepse janë të përfshira shumë palë

Qehaja: Situata e shpërndarjes së teksteve shkollore është kaotike sepse janë të përfshira shumë palë

Drejtori i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka folur për shpërndarjen e teksteve shkollore.

Ai tha se shpërndarja e tyre si proces është i përcaktuar me udhëzimin administrativ të vitit 2013/16 dhe se dështimi më i madh është ai në decentralizim.

Qehaja u shpres se situate e shpërndajes së teksteve shkollore është kaotike sepse janë të përfshira shumë pale.

“Situata e shpërndarjes së teksteve shkollore është kaotike pasiqë ka shumë palë të përziera, pra nuk ka një hierarki të saktë të dërgimit të tekstit shkollor nga ministria tek nxënësit, pra përfshihen shumë palë”

“Përfshihen shtëpia e botuese, e cila në botim mund ta stërzgjatë provesin për shkak të volimit të madh, pastaj përfshihen drejtorët e shkollave, që disa janë të përkushtuar e disa hiç fare, disa kanë kompetencë e disa jo, prandaj ndodh edhe  ky problemi në keqidentifikim atje, por edhe në shpërndarje hiç fare nga shtëpitë botuese”, tha Drejtori i Institutit EdGuard.

Tutje, Qehaja tha se për elimimin e këtij problemi duhet të definohen mirë përgjegjësitë e secilit.

Related Articles