Qemajl Aliu, kandidat i LVV-së për kryetar të Shtimes

Qemajl Aliu, kandidat i LVV-së për kryetar të Shtimes

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë zyrtare edhe kandidatin për kryetar të Shtimes.

LVV në Shtime, njofton se kandidat për kryetar është Qemajl Aliu.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Shtimes, të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ju njoftojmë se sot pas votimit të mbajtur nga anëtarët e Këshillit të Qendrës sonë, ne zgjodhëm kandidatin i cili do të na përfaqësoj në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Jemi të nderuar që kandidat për Kryetar të Shtimes nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë Dr. Qemajl Aliu”, thuhet në njoftim.

LVV tutje thotë se “Ashtu siç vendosëm ne, do të vendosin edhe qytetarët shtimjanë, pasi që ndryshimi është i domosdoshëm dhe i mundshëm vetëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE! Na priftë e mbara”.

LVV, ka bërë zyrtare edhe kandidatët tjerë, për Mitrovicë, Prishtinë, Pejë, Istog dhe Podujevë.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Related Articles