Sport Club “Gjjilani” e ka startuar sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, duke marrë një barazim pa gola ndaj FC Prishtinës.
“Kuqebardhët” në këtë ballafaqim luajtën me lojtarë të ri dhe se befasuan për së miri me paraqitjen e tyre, raporton Gazeta Enigma.
Qëndrim Ismajli ishte njëri nga lojtarët i cili shkëlqeu jashtëzakonisht shumë në këtë përballje. Ismajli ishte i pathyeshëm në qendër të mbrojtës duke evituar shumë herë rreziqet që vinin nga futbollistët ofanzivë të Prishtinës.
Futbollisti nga Kamenica u transferua nga Flamurtari i Prishtinës ku ishte njëri nga lojtarët kryesor te skuagra kryeqytetase.
Kujtojmë që edhe futbollistët tjerë si Oltion Bilalli, Erlis Xhemajli, Edison Kqiku, Redon Ismajli dhe portieri Aridon Bllaca pritet që të jenë armë shtesë për kryetrajnerin, Gentian Mezani.
/Gazeta Enigma/